
98,83% e banorëve të Sudanit të Jugut votuan për shkëputjen nga autoriteti i Sudanit dhe krijimin e një shteti të ri, raportoi paneli i ndërkombëtarëve, që shpallën pak më parë rezultatet e refendumit.
Ky rezultat konfirmon atë që pritej prej muajsh, lindjen e një shteti të ri në botë. Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, deklaroi edhe një herë tjetër përpara prezantimit të rezultateve, se do të njihte vendimin e popullit.
Referndumi për ndarjen ose jo ishte pjesë e një marrëveshjeje politike, e cila i dha fund një lufte civile 20-vjeçare, në vitin 2005.
Pas kësaj ndarje, Sudani nuk do të jetë më shteti më i madh në Afrikë. Ai do të humbë 1/3 e territorit dhe pjesën më të madhe të rezervave të naftës, ndërsa Sudani i Jugut duhet të fillojë të punojë si një shtet i pavarur në 9 korrik 2011, pasi detajet e shkëputjes të bisedohen.
Sudani i Jugut do të ketë një territor të përafërt me Francën dhe një popullsi midis 7,5-9,5 milion banorëve, pasi nuk ekzistojnë regjistrime të sakta për zonën.
Top Channel