Antarë të grupimit të ndaluar separatist bask, Batasuna, lajmëruan gjatë ditës për krijimin e një partie të re, e cila kundërshton përdorimin e dhunës.
Siç raporton media spanjolle, partia Batasuna u shpall e jashtëligjshme me një vendim gjykate në vitin 2003, për shkak të lidhjeve të saj me ETA-n, sulmet e së cilës i kanë marrë jetën më shumë se 800 spanjollëve ndër vite.
Autoritetet e Madridit bënë të ditur se e mirëpresin lajmin, por shtuan se ligjshmëria e partisë së re baske duhet të vlerësohet nga gjykata.
ETA lajmëroi për një armëpushim të njëanshëm më parë gjatë muajit, në mënyrë që t’i jepte një mundësi Batasunës që të merrte pjesë në zgjedhjet e pranverës.
Lideri i partisë së re është një separatist i njohur me emrin Rufi Etxeberria. Ndonëse nuk janë vërtetuar lidhje të drejtëpërdrejta të Batasunës me sulmet terroriste, gjykata interpretoi si një dëshmi akuze, mungesën e dënimeve të sulmeve nga Batasuna.
Top Channel