Sindikatat serbe janë irrituar me faktin që qeveria ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje me dy sindikata të arsimit për ndalimin e grevës.

Kjo ka përcarë disa sindikata, por ka bërë që përkundër faktit se marrëveshja është nënshkruar, grevat kanë vazhduar.

Sindikalistët thonë se ideja e qeverisë është të thyejë sindikatat dhe të mos zgjidhë problemet. Në arsimin serb është krijuar një kaos informatash rreth grevës.

Por, ende mbi 800 shkolla janë në grevë dhe nuk punojnë ose punojnë me orare të shkurtuara. Kurse përvec mësimdhënësve dhe policisë, janë bashkuar edhe sindikatat e mjekëve dhe farmacistëve.

Qeveria ka premtuar se do të pranojë edhe policët në një takim, të cilët kërkojnë rritjen e pagave dhe standardit të pajisjeve të punës.

Vetëm disa ditë pas protestës së opozitës për gjendjen sociale janë shtuar kërkesat e sindikatave të ndryshme që kërkojnë rritje pagash dhe paralajmërimet për greva të reja.

Top Channel