Pakistan, akuza ish-presidentit për vrasje

07/02/2011 21:00

Agjensia Federale e Hetimeve në Pakistan lajmëroi gjatë pasdites se ka vendosur ish-presidentin Pervez Musharraf mes të dyshuarve kryesorë në vrasjen e Kryeministres Benazir Bhutto, në vitin 2007.

Ai është fajtor për emërimin e dy drejtuesve të policisë, që nëpërmjet neglizhencës së tyre në ruajtjen e Kryeministres lejuan vrasjen e saj në një atentat, gjatë një paraqitje publike të saj.

Dyshohet se Musharraf kishte dijeni për sulmin dhe i dha urdhëra direkt dy personave, për të mos ndërhyrë në shpërtimin e jetës së Kryeministres.

Ai ka hedhur poshtë akuzat për masat e ulta të qëllimshme të sigurisë ndaj Bhutto-s, e cila humbi jetën pas atentatit të ndodhur në mes të një turme, gjatë një fushate zgjedhore në qytetin Ravalpindi, në dhjetor 2007.

Musharraf morri drejtimin Pakistanit nëpërmjet një grushti shteti në vitin 1999 dhe ai drejtoi deri në 2008-n, kur dha dorëheqjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA