Lideri islamik: Vit lotësh për Rusinë

07/02/2011 16:45

Udhëheqësi i rebelëve islamikë, të dyshuar për shpërthimin kamikaz në aeroportin kryesor të Moskës, kërcënoi sot me një vit të përgjakshëm dhe të mbushur me lot për Rusinë.

Në një video të publikuar në drekë në një faqe interneti pro-grupimit terrorist, Doku Umarov, theksoi se vrasja e 36 personave në 24 janar në aeroport është vetëm fillimi i një fushate të përgjakshme terrori.

”Nuk do t’iu them që me qindra janë të përgatitur për luftën e shenjtë, por me vullnetin e Allahut, 50-60 persona do të sakrifikohen në emër të tij gjatë vitit”, deklaroi Umarov në rusisht, i veshur me veshje ushtarake.

”Këto operacione do të kryhen javë pas jave, muaj pas muaji. Ky do të jetë një vit i përgjakshëm dhe i mbushur me lot për të gjithë ata rusë që përpiqen të shtypin islamizmin”.

Ndërkohë, autoritet identifikuan trupin e kamikazit si një 20-vjeçar nga rajoni i Kaukazit të Veriut. Testimet treguan se ai kishte një nivel shumë të lartë droge në gjak, përpara kryerjes së sulmeve.

Në videon e publikuar, shfaqej edhe një përson i dytë i maskuar në krahun e Umarovit, i cili u cilësua si njeriu që udhëhoqi sulmin e Moskës. Kjo është hera e parë që një grupim merr përsipër autorisinë e sulmeve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta