Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.

Kështu, sipas rezultateve, PDK ka fituar 34 mandate, LDK 27, lëvizja Vetëvendosje 14, AAK 12 dhe AKR 8 mandate.

Ndërkaq, pakicat, përvec 20 vendeve të rezervuara në Parlament, kanë fituar edhe 5 vende tjera.

KQZ ka konfirmuar gjithashtu se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka njoftuar këtë organ se ka vendosur që të lëshojë mandatin e deputetit, në të cilin është zgjedhur, për të vazhduar mandatin në postin e kryetarit të komunës së Prishtinës.

Top Channel