Iran, Holanda thërret ambasadorin
07/02/2011 10:45
Holanda ka thirrur ambasadorin e saj nga Irani për t’u konsultuar në lidhje me ezekutimin e shtetases iraniane me pasaportë holandeze, Sahra Bahrami.
Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme holandeze, duke theksuar se ambasadori do të paraqesë një protestë formale nga ana e qeverisë holandeze.
Gruaja, 46 vjeçe, ishte dënuar me vdekje më 2 janar pasi ishte arrestuar për posedim dhe trafik droge.
Top Channel