Gjykata e Hagës njoftoi sot se më datë 23 të këtij muaji do të mbahet konferenca statutore ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave në të njëjtën datë do të mbahen seancat edhe për dy të akuzuarit e tjerë, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Konferenca e parë u mbajt më 26 tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që gjykimi nuk dihet ende se kur do të fillojë dhe sa do të zgjasë.

Pak kohë më parë prokurorët e gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës shkurtoi disa pika në aktakuzën ndaj Haradinajt.

Top Channel