Fillon sot inspektimi i “trojkës” në Greqi, për të verifikuar zbatimin e planit të kursimit.

Misioni i ri i evropian ka për detyrë të kalojë në sitë reformat në sektorin e shëndetësisë, fondet për pensionet, gjendjen e financave publike, betejën kundër evazionit fiscal dhe pagat në sektorin publik dhe atë privat.

Ky inspektim ndodh, ndërsa në vend janë duke u zhvilluar protesta kundër masave drastike që Athina duhet të ndërmarrë për të rregulluar bilancet.

Top Channel