Gjermani, ndalohen dy tonë doping

07/02/2011 20:15

Hetuesit doganorë në Gjermani sekuestruan një shifër rekord të drogave të dizenjuara për rritjen e performancës sportive, raportoi gjatë pasdites media gjermane.

Steroide anabolike ishin midis substancave, të cilat vlejnë me miliona euro, të gjetura në Nidda-Wallermhausen, në qytetin e Hesenit, në qendër të vendit.

Sipas televizionit ARD, shumica e tabletave dhe ampulave janë prodhuar në laboratorë ilegalë në Europë, Indi, Pakistan dhe Kinë.

Ndërkohë, me dhjetëra të dyshuar janë marrë në pyetje në Gjermani dhe në Austri.
Përveç steroideve, edhe pilula të viagras dhe stimulues hormonalë ndodheshin midis tonëve të sekuestruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA