Tunizi, katër të vdekur në përleshje

06/02/2011 10:45

Katër persona kanë vdekur mbrëmjen e djeshme në Le Kef (Tunizi) gjatë përleshjeve midis manifestuesve dhe forcave të rendit përballë godinës së prefekturës.

Lajmin e bën të ditur agjensia AFP.

Përleshjet nisën kur disa qindra manifestues kërkuan largimin e shefit të policisë së Le Kef, duke e akuzuar për abuzim me detyrën.

Në atë moment, policia ka qëlluar për të shpërndarë turmën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA