Punimet në shesh, tjetër devijim i trafikut
06/02/2011 20:30
Bashkia e Tiranë ka bërë një tjetër devijim për lëvizjen e automjeteve duke mos lejuar makinat që vijnë nga rruga Myslym Shyri të futen në qendër, por duke i devijuar ato në rrugën Abdi Toptani, ndërkohë që lejon qarkullimin e tyre nga rruga e Dibrës drejt rrugës së Durresit, përpara hotel Tiranës.
E ndërsa e hëna, si dita e parë e javës, konsiderohet gjithmonë një ditë me trafik të rënduar, për të shmangur trafikun, duke qenë se drejtuesit nuk janë mësuar ende me devijimin e ri, drejtues të bashkisë i kërkojnë qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën dhe të tregohen të vëmendshëm me devijimin e ri.
Në sheshin Skënderbej do të lejohen të kalojnë vetëm mjete të transportit publik.
Top Channel