Algjeri, vriten 2 militantë të Al Kaedas

06/02/2011 21:45

Autoritetet algjeriane të sigurisë njoftuan vrasjen e dy anëtarëve të Al Kaedas në vend.

Dy militantët u vranë gjatë një aksion kundër terrorizmit në kufirin mes Algjerisë dhe Tunizisë.

Nuk publikohet identiteti i viktimave, por mendohet se ndër ta është dhe Abu Afs, krahu i djathtë i celulës së Al Kaedas në Algjeri dhe që mendohet si përgjegjësi kryesor për atentatet e ndodhura në Algjer në vitin 2007.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA