
Forcat e policisë së Tiranës kanë vënë në pranga pesë persona të akuzuar për kryerjen e grabitjeve të dhunshme në kryeqytet.
Lajmin e ka komunikuar për mediat vetë drejtori i policisë, Saimir Muca, i cili ka saktësuar se gjatë kontrolleve të banesave të të arrestuarve janë sekuestruar armë zjarri dhe municione.
Sipas Mucës, objektet e sekuestruara janë 6 armë zjarri, municione ushtarake, katër motora të vjedhur, si dhe mjete përmes të cilave grabiteshin automjetet.
Personat e arrestuar janë identifikuar si Liridon Mema, Saimir Taci, Jetmir Gaxha, si dhe dy shtetasit me iniciale M.M dhe O.S.
Muca ka shtuar më tej se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për të vazhduar me procedimin penal.
Top Channel