Prokuroria serbe për krimet e luftës ka mbrojtur kërkesën e saj për ekstradimin nga Bosnja të veteranit kroat të luftës, Tihomir Purda.

Numri dy i akuzës, prokurori Bruno Vekaric ka deklaruar se kërkesa e Beogradit bazohet në një deklaratë të bërë nga vetë Purda.

Arrestimi i veteranit të luftës së vitit 1992 në Bosnje ka bërë që mes Serbisë dhe Kroacisë të zhvillohet një “luftë e ftohtë” për ekstradimin e tij.

Pala serbe akuzon se Purda ka kryer krime kundër popullsisë serbe, ndërsa ajo kroate pretendon se lufta e tij ka qenë e ndershme.

Kjo cështje ka risjellë ftohjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, që për një moment u riparuan pas vizitës që presidenti serb Boris Tadic bëri në Vukovar, ku kërkoi ndjesë për viktimat e luftës.

Top Channel