Partia më e madhe e opozitës serbe do të mbajë sot një protestë masive kundër qeverisë, që pritet të jetë më e madhja e zhvilluar ndër vite.

Lideri i nacionalistëve serbë, Tomisllav Nikolic ka hedhur poshtë shqetësimet se manifestimi mund të kthehet në një protestë të dhunshme.

Mbështetësit e Partisë Serbe të Progresit pritet të kërkojnë nga qeveria caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Shkak për këtë protestë është bërë kriza e thellë ekonomike dhe rritja e ndjeshme e shkallës së varfërisë në vend.

Top Channel