Rreth 55 mijë vetë kanë zbritur sot në rrugët e Beogradit, për të protestuar kundër qeverisë që e ka futur vendin në një krizë të thellë ekonomike.

Sipas informacioneve të fundit, në rrugët e kryeqytetit serb kanë zbritur edhe 10 mijë policë, për të shmangur që protesta të kthehet në një manifestim të dhunshëm.

“Për 10 vjet Serbia ka jetuar nën qeveri të paafta dhe të korruptuara”, ka deklaruar lideri i Partisë Serbe të Progresit, i mbështetur nga protestuesit që bërtisnin “hajdutë” dhe “ndryshim”.

Përfaqësuesit e opozitës gjatë fjalimeve të mbajtura kanë deklaruar se do ta bllokojnë qytetin e Beogradit nëse qeveria nuk plotëson brenda 2 muajve kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme.

Top Channel