Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader ka hedhur sërish poshtë akuzat e ngritura ndaj tij për pastrim parash.

Deklaratën e tij, Sanader e ka bërë mbrëmjen e djeshme, kur është marrë në pyetje nga prokurorët austriakë në Salzburg.

Edhe në seancat e mëparshmë dëgjimore, ish-kreu i qeverisë kroate ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion, që i bëhen nga drejtësia kroate.

Pak muaj më parë, Sanader u arratis nga Zagrebi pasi Parlamenti i hoqi atij imunitetin për ta arrestuar dhe hetuar për korrupsion.

Top Channel