Obama: Mubarak të dëgjojë popullin

05/02/2011 00:10

Në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan, Barak Obama i ka bërë thirrje homologut egjiptian, Hosni Mubara, të dëgjojë thirrjet e popullit.

“Mubarak duhet të dëgjojë thirrjet e popullit të tij dhe reformat duhet të jenë domethënëse e të menjëhershme, përndryshe do të mbeten thjesht një truk për të mbajtur në fuqi këtë status quo”, tha Obama.

Më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë, bashkë me kryeministrin kanadez, Harper, nënvizoi se SHBA kundështon përdorimin e dhunës ndaj protestuesve që kanë të drejtë të manifestojnë pakënaqësitë e tyre në mënyrë paqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA