Nafta godet transportin publik

05/02/2011 15:30

Shoferët e autobusave ankohen se çmimi i naftës po kërcënon të falimentojë transportin mes qyteteve.

“Nafta ka qenë 600 lekë, tani është 1700 lekë. Çmimet e biletave nuk kanë ndryshuar se populli ka shkuar në fund. Të shohin në dritë të syrit sa do më marrësh më thonë. Ku ja rrit dot atij”, shprehet një përfaqësues i linjave urbane.

Ata thonë se e kanë të pamundur të rrisin çmimin e biletave pasi konkurrohen edhe në mënyrë të padrejtë.

“Nuk e rrisim, se po i rritëm mbaruam. Janë fugonat që nuk na lejnë”, thekson ai.

Çmimi i naftës dhe benzinës ka pësuar një rritje të fortë në treg, që nga fundi i vitit të kaluar duke kapërcyer madje edhe nivelet maksimale të shënuara gjatë krizës së çmimeve të tre viteve më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA