
Dëbora dhe ngrica kanë paralizuar shumicën e veriut të Meksikës, që është duke përjetuar dimrin më të ftohtë të 50 viteve të fundit.
Me dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm, ndërsa shkollat dhe qëndrat e punës janë mbyllur.
Sipas mediave meksikane, këto kushte atmosferike kanë provokuar vdekjen e gjashtë personave.
Midis zonave të goditura më shumë është Ciudad Huarez, i përfshirë në dhunën më të egër të luftës së drogës në vend.
Në Ciudad Huarez dhe disa zona të tjera, temperaturat kanë rënë deri në -18 gradë celcius. E gjithë Amerika e Veriut është goditur nga kushte të vështira atmosferike, me të ftohtin që ka krijuar probleme të shumta edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.
Top Channel