Kukës, spitali pa ngrohje
05/02/2011 18:55
Në këto ditë kur temperaturat në zonën verilindore janë shumë të ulëta dhe kanë shkaktuar ngrica të pazakonta, të shtruarit në spitalin rajonal qëndrojnë pa ngrohje.
Rrjeti i kaldajave të spitalit në shumë pavjone të tij ka dalë jashtë pune për shkak të amortizimit dhe mosriparimit.
Ndërkohë mjekët përdorin reflektorë për të mbajtur në gjendje normale veçanërisht serumet.
Të shtruarit shprehen se është e pamundur përballimi i këtij të ftohti brenda në dhomat spitalore me një reflektor.
Spitali Rajonal i qytetit të Kukësit ka një infrastrukturë tepër të amortizuar ku jo vetëm që mungon sistemi ngrohës, por në shumë pjesë të godinës ka lagështi dhe dëmtime të mureve.
Top Channel