Kroacia dhe Serbia kanë nisur një luftë të vërtetë për ekstradimin e kriminelëve të luftës së viteve ’90, që shënoi dhe shpërbërjen e Jugosllavisë.

Kështu, autoritetet e drejtësisë në Zagreb kanë deklaruar sot se do të kërkojnë ekstradimin e ish-paraushtarakut serb Milodrag Momic, i arrestuar para pak ditësh në Francë.

Kërkesa në fjalë vjen si një kundërpërgjigje ndaj kërkesës për ekstradim që Beogradi ka bërë për veteranin kroat të luftës, Tihomir Purda, i arrestuar para pak kohësh në Bosnje.

Momic, anëtar i njësisë paraushtarake “Skorpionët”, akuzohet për xhirimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995.

Kjo cështje ka risjellë ftohjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, që për një moment u riparuan pas vizitës që presidenti serb Boris Tadic bëri në Vukovar, ku kërkoi ndjesë për viktimat e luftës.

Top Channel