Një gjyqtar i misionit EULEX ka urdhëruar që ish-komandanti i UCK-së, Sabit Geci të mos qendrojë më në spital, por të kthehet në burgun e Dubravës.

Vendimi u mor mbrëmjen e së premtes, pas një seance të posacme gjyqësore, të kërkuar nga avokatët mbrojtës të Gecit, ku kanë raportuar edhe pesë mjekë.

Nga këta, tre mjekë kosovarë kanë deklaruar se gjendja e Gecit është e rëndë, ndërsa dy të EULEX-it se gjendja është përmirësuar.

Bazuar në këtë vlerësim, gjyqtari Jonatan Welford vendosi se Geci nuk duhet të qendrojë më në spital, sikundër deri tani, por të kthehet në qeli.

Top Channel