Muaji dhjetor ka shënuar rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve bazë në Kosovë.

Megjithëse enti i statistikave ende, nuk ka dalë me të dhënat e ngritjes së çmimeve, sipas tregtarëve, produktet elementare ushqimore, që nga dhjetori kanë shënuar rritje me rreth 14%.

Qytetarët thonë se, kjo është ngritja me e lartë që kanë përjetuar ndonjëherë.
Sipas tyre, është e padrejtë të rriten çmimet kur pagat mbeten të njëjta.

Njohës të çështjeve ekonomike shpjegojnë se, këto ngritje çmimesh do të thellojnë tej mase buxhetin dhe thellojnë varfërinë e familjeve kosovare.

“Refleksioni i zhvillimeve në tregun ndërkombëtar meqënëse ndikon deri diku 70-80 përqind të trendit të çmimeve të caktuara nga importi, për shkak të varësisë së madhe të Kosovës, prej tregjeve ndërkombëtare. Është edhe efekti psikologjik i vendimit për ngitjen e pagave”, tha Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike.

Një litër nafte para muajit dhjetor ishte 1 euro e 10 centë, ndërkohë tani ka arritur në 1.20.

Për këtë shkak janë ngritur edhe çmimet e të gjitha biletave të udhëtimit.

Top Channel