Sekretari shtetëror i Ministrisë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic ka deklaruar se bisedimet e reja mes Prishtinës dhe Beogradit mund të fillojnë në mars.

“Marsi është muaji kur mund të pritet takimi i parë. Ky nuk do të jetë një takim i ngarkuar me tema të rënda, për të cilat ne kemi disa zgjidhje paraprake”, ka pohuar Ivanovic.

Sipas tij, fillimisht do të bisedohet për cështjen e personave të zhdukur, atyre të rrëmbyer dhe më pas do të bihet dakord për tema më të rëndësishme.

“Në masë të madhe suksesi i negociatave varet nga konstruktiviteti i shqiptarëve të Kosovës. Në të kundërt mendoj se ato nuk do të kenë një të ardhme pozitive”, ka shtuar Ivanovic.

Top Channel