Policia gjermane ka ndaluar në afërsi të qytetit të Pruemit një furgon në të cilin janë gjetur 16 emigrantë klandestinë kosovarë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave furgoni u ndalua pasi kishte tejkaluar peshën e lejueshme, gjë që u konstatua nga policia gjatë ecjes në autostradë.

Sipas burimeve, kosovarët e ndaluar ishin të moshës nga 12 deri në 40 vjec dhe bashkë me ta ishte edhe një 64-vjecar serb, që më parë kishte kërkuar azil në Francë.

Gjithashtu, shtojnë më tej burimet, automjeti me të cilin po transportoheshin klandestinët ishte tërhequr nga qarkullimi në vitin 2009 dhe targat e tij ishin falsifikuar.

Top Channel