Nga Egjipti pritet të largohet sot një tjetër grup i shtetasish kosovarë, të përbërë nga 18 vetë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave në vendin e përfshirë nga trazirat ka ende shtetas kosovarë, të bllokuar për shkak të mungesës së dokumenteve.

Ndërkohë, rreth 20 shqiptarë nga Kosova mbërritën ditën e djeshme në Aeroportin e Prishtinës, me një linjë carter të organizuar nga “Turkish Airlines”.

Top Channel