Partia shqiptare e BDI-së ka nisur verifikimin e anëtarëve dhe zgjedhjen e strukturave të reja të saj, gjë që ka shkaktuar përcarje dhe grupime.

Burime nga kjo parti bëjnë të ditur se përcarje të mëdha ka shkaktuar në vecanti gara për kreun e degëve në komuna.

Janë disa nga degët e BDI-së, sidomos në qendrat e mëdha, ku kryetari Ali Ahmeti ka kërkuar që të dalin figura të reja.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi paralajmëroi një muaj më parë mbajtjen e zgjedhjeve partiake bazuar në statusin e ri, që parashikon që kryetari i degës nuk mund të jetë njëkohësisht edhe kryetar i komunës.

Top Channel