Ish-presidenti jugosllav, Slobodan Milosevic, ishte i apasionuar pas romaneve policeske, këngëve të Sinatras dhe konsiderohej si një bashkëshort e baba i devotshëm, nga kryegardiani i burgut të Hagës.

Milosevic qëndroi i izoluar në burg për katër vjet, përpara se të vdiste nga një infarkt në vitin 2006. Lajmi u publikua në një dokument i Wikileaks, sot në mëngjes.

Sipas kryegardianit, diktatori kishte gjithashtu marrëdhënie shumë të mira me të burgosurit e tjerë në Hagë.

Top Channel