Sudan, arrestohen 12 gazetarë
04/02/2011 08:10
Të paktën 12 gazetarë janë arrestuar pasi kanë ndjekur një konferencë të opozitës komuniste në Khartum, në Sudan.
Të 12, mes së cilëve 5 gra, punojnë për një gazetë të partisë Al-Maidan.
Dhjetra gazetarë u arrestuan edhe të dielën e shkuar gjatë një manifestimi anti-qeveritar të frymëzuar nga revolta popullore egjiptiane.
Top Channel