Gjykata e Apelit në Shkup ka rikonfirmuar masën e paraburgimit për pronarin e televizionit A1, Velija Ramkovski dhe 13 bashkëpunëtorëve të tij.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave trupi gjykues nuk pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për heqjen e masës së paraburgimit për të pandehurit.

Ramkovski dhe bashkëpunëtorët e tij, të inkuadruar në cështjen “merimanga”, akuzohen për fshehje tatimesh, pastrim parash dhe bashkëpunim në afera kriminale.

Ditën e sotme, shoqata e gazetarëve dhe përfaqësues të trupit diplomatik bënë thirrje për zhbllokimin e llogarive bankare të televizionit A1, kritik ndaj qeverisë.

Top Channel