Papunësia në Shtetet e Bashkuara ra në muajin janar në 9 për qind, nga 9.4 që ishte një muaj më parë, ka bërë të ditur Departamenti i Punës.
Është rënia që regjistrohet për muajin e dytë rresht, pasi papunësia ra nga kuota 9.8 për qind në nëntor të vitit të kaluar.
Por pavarësisht kësaj, numri i vendeve të reja të punës, 36 mijë, ka qenë shumë më i vogël nga parashikimet, që ishin 140 mijë.
Shifrat e ulëta mund të kenë ardhur si pasojë e motit të ftohtë me ngrica gjatë janarit, që detyroi shumë punëtorë të qendronin në shtëpi.
Sipas Zyrës së të Dhënave Statistikore, numri i të papunëve ra me 600 mijë njësi kundrejt muajit dhjetor.
Ekonomistët e interpretuan rënien e papunësisë si një tregues të një rënieje afatgjatë në planin e përgjithshëm të punësimit.
Top Channel