Partitë opozitare në Serbi kanë paralajmëruar për ditën e nesërme një miting të madh në Beograd kundër qeverisjes aktuale, e cila sipas tyre ka përkeqësuar situatën sociale në vend.

Opozita serbe ka marrë edhe mbështetjen e mësimdhënësve, policisë, personelit mjekësor, si dhe të disa korporatave që kanë shprehur pakënaqësi nga rrogat e ulëta dhe nga inflacioni.

Sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare në Serbi në dhjetor ka qenë 390 euro, ndërsa inflacioni vitin e kaluar ka arritur një shkallë prej 10.3 për qind.

Sipas Dhomës Tregtare Serbe, ky është inflacioni më i lartë i regjistruar në Evropë në vitin 2010.

Arsimtarët në shkollat fillore dhe ato të mesme filluan të premten e kaluar një grevë me kërkesë për rritje të rrogave me mbi 20 për qind. Shkollat qendruan të mbyllura edhe ditën e djeshme.

Top Channel