Ish-ministri i Energjtikës, Dritan Prifti rikthehet sërish në prokurorinë e Tiranës, kësaj radhe për të folur për një cështje tjetër nën hetim, atë të koncensioneve minerare për kromin në Bulqizë, pa kaluar shumë kohë pasi ka dhënë dëshminë e tij për videon-skandal me Ilir Metën dhe për dosjen e kontrabandës së naftës.
Prifti ka qendruar në organin e akuzës plot katër orë, pasi ka hyrë në këtë institucion në orën dhjetë e ka dalë prej andej në orën 14:00.
Si gjithmonë, pasi denoncoi së pari kontrabandën e naftës dhe përmendi emra zyrtarësh, Dritan Prifti u shfaq i shoqëruar nga dy truprojat që i përkasin zyrës së mbrojtjes së dëshmitarëve nga Ministria e Brendshme, të cilët e shoqërojnë atë kudo pas denoncimit tjetër të tij, ku ish-ministri pohoi të jetë kërcënuar.
Në dalje të prokurorisë, Prifti konfirmoi për mediat se është pyetur për koncesionet minerare. “Sot jam thirrur si person në dijeni për cështjet penale të filluar lidhur me koncesionet për periudhën jo kur kam qenë ministër dhe kam dhënë sqarime për atë që kanë pyetur prokurorët. Flitet për koncesione minerare të bëra para periudhës që unë kam qenë ministër”, deklaroi Prifti.
Në zyrën e task forcës, kreu i saj Dritan Rreshka ka nën hetim dosjen e koncesioneve minerare për kromin në Bulziqë, ku flitet për një vendim të ish-ministrit tjetër të Energjitikës, Genc Ruli, i cili dyshohet të ketë ndryshuar në korrik 2009 marrëveshjen koncesionare dhe shtyu pagesën e gjobës për shoqërinë që ka marrë me koncesion minierën e kromit në Bluqizë.
Ndërkohë, vazhdojnë hetimet edhe për kontrabandën e naftës, ndërsa dosja e videos-skandal, ku shfaqet ish-zv.kryeministri Ilir Meta duke bërë pazare, ka kaluar për hetim në Prokurorinë e Përgjithshme dhe hetimet për të i kryeson prokurorja Anila Leka.
Top Channel