Liderët e partive kryesore politike në Maqedoni do të zhvillojnë ditën e hënë një takim, me nismë të presidentit Gjorgje Ivanov.

Lajmin është konfirmuar nga zyra e shtypit e kreut të shtetit maqedonas, ndërkohë që pritet konfirmimi nga vetë liderët e partive.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, në qendër të bisedimeve pritet të jenë bojkoti i fundit i opozitës, cështja e emrit kushtetues, si dhe Marrëveshja e Ohrit.

Takimi në fjalë vjen pas një apeli të bërë nga zyrtari amerikan Thommas Countryman, i cili nxiti për dialog palët politike në Maqedoni.

Top Channel