Protesta e opozitës ka filluar në qytetin e Vlorës ku mijëra qytetarë janë mbledhur në rrugën kryesore të qytetit dhe po drejtohen drejt zonës së Skelës. Më pas manifestuesit do të kthehen në Sheshin e Flamurit dhe do të vijojnë deri në dalje të qytetit.
Sipas burimeve të PS-së, në Korçë, marshimi i opozitës ka nisur nga stadiumi “Skënderbeu†dhe do të përfundojë në teatrin “AZ Cajupiâ€.
Ndërkohë në Lezhë, tubimi ka filluar në lagjen “Gurraj†dhe do të vijojë deri në sheshin para bashkisë së qytetit.
Në Tiranë protestuesit janë duke u grumbulluar në disa zona të ndryshme për t’u drejtuar më pas në zonën pranë Muzeut Kombëtar, nga ku do të marshojnë përmes Rrugës së Durrësit drejt “Zogut të Ziâ€.
Deri në këto momente në të gjitha qytetet protesta po vijon e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident.
Top Channel