Egjipti, Obama: Menjëherë tranzicioni
04/02/2011 21:50
Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se procesi i tranzicionit në Egjipt duhet të fillojë menjëherë dhe të cojë në zgjedhje të lira e të ndershme.
Ndërkohë, ministri egjiptian i Shëndetësisë, Farid ka njoftuar vdekjen e 11 personave në Kajro, në përleshjet e regjistruara këtë javë mes besnikëve të presidentit Mubarak dhe opozitarëve të tij.
Ndërkohë, në kryeqytet vazhdojnë protestat e manifestuesve që kërkojnë dorëheqjen e kreut të shtetit.
Ndërsa nga Parisi, presidenti francez Nicolas Sarkozy ka paralajmëruar reagim nëse dhuna ndaj gazetarëve do të vazhdojë.
Top Channel