Egjipt, reduktohet shtetrrethimi
04/02/2011 22:35
Televizioni shtetëror egjiptian njoftoi reduktimin e gjendjes së shtetrrethimit me dy orë.
Autoritetet sipas këtij televizini, vendosën që kufizimet në lëvizje nga dita e nesërme të jenë nga ora 19:00 deri në orën 06:00, duke ndryshuar hequr kufizimet e mëparshme që ishin nga ora 17:00 deri në orën 06:00.
Kufizimet e lëvizjeve në Egjipt u vendosën pak orë nga nisja e protestave të dhunshme popullore në vend që hynë në ditën e 11 e që kanë shkaktuar dhjetra viktima e qindra të plagosur.
Top Channel