Egjipt, kryeministri: Të mos pengohen protestat

04/02/2011 00:05

Për të shmangur përleshjet e dhunshme, kryeministri egjiptian, Ahmed Shafiq, urdhëroi Ministrin e Brendshëm që të mos pengojë itinerarin e protestës së parashikuar për ditën e sotme.

Lajmi njoftohet nga televizioni shtetëror egjiptian, ku kryemininistri shtoi se ushtria policia do të vazhdojnë të jenë prezente në rrugë, por nuk do të tentohet të bllokohet lëvizja dhe grumbullimi i qytetarëve.

Për sot, pritet të mbahet protesta e organizuar nga grupi i të rinjve “Rinia revolucionare”, që do të dalin në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Mubarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA