Bruksel, vendet e BE pakt për energjinë

04/02/2011 20:50

Liderët e vendeve të eurozonës, të mbledhur në një samit në Bruksel, kanë arritur një marrëveshje mbi energjinë dhe inovacionin.

Kështu, bisedimet u mbyllën me një plan që synon zhvillimin e një tregu të vetëm evropian të energjisë, që parashikon gjithashtu modernizimin e infrastrukturës së energjitikës.

Gjithashtu, gjatë samitit, Franca dhe Gjermania propozuan një “pakt konkurrence” që synon eleminimin e ndryshimeve politike që kanë dobësuar 17 vendet e eurozonës.

Pakti parashikon që qeveritë e eurozonës të ndjekin shembullin e Gjermanisë duke e kthyer në shkelje kushtetuese kapërcimin e limiteve të borxhit kombëtar.

Marrëveshja mund të parashikojë gjithashtu që shumë vende të ngrenë moshën e daljes në pension, ashtu sikurse ka bërë Franca.

Në bazë të planit, praktika e indeksit që lidh rritjen e rrogave me inflacionin, një zakon i konsoliduar në Belgjikë dhe Portugali, mundet gjithashtu të ndërpritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA