Algjeri, merret peng turistja italiane
04/02/2011 12:40
Një turiste italiane u morr peng duke udhëtuar në Algjerinë jugore, raportoi BBC gjatë mesditës.
Gruaja 53-vjeçare ndodhej në qytetin e Djanetit, në Sahara, pranë kufirit me Nigerin dhe Libinë.
Besohet se pengmarrësit e saj janë militantët islamikë të Nigerit, përgjegjës për rrëmbimin dhe vrasjen e dy francezëve, një muaj më parë.
Algjeria ka një problem serioz në ruajtjen e kufirit të gjërë nga depërtimi i eksponentëve të Al-Qaeda dhe organizatave të tjera terroriste.
Top Channel