Një delegacion i Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimeve Poshtëruese e Cnjerëzore, ka përfunduar vizitën tre-ditore në Shqipëri.
Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte shqyrtimi i trajtimit të personave në paraburgim, në kontekst të trazirave të 21 janarit.
Delegacioni erdhi në vendin tonë më 30 janar dhe intervistoi në mënyrë private 35 personat e ndaluar, si dhe shqyrtoi të dhënat përkatëse nga burgjet 302 dhe 313, e rajonet e policise numër 1 dhe 2 në Tiranë.
Në komunikatën për shtyp, delegacioni i Këshillit të Evropës nuk njofton mbi rezultatin e vizitës.
Në të bëhet e ditur se delegacioni monitorues është konsultuar dhe me ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, kryeprokuroren Ina Rama, si dhe me përfaqësues të Avokatit të Popullit e mjekësisë ligjore.
Top Channel