Analiza/ Specialja dhe Asociacioni, dy pengesat që po e mbajnë Kosovën jashtë Këshillit të Evropës. A hapet rruga në vitin 2027?
Bashkimi Evropian nuk ka ndërmend që për shkak të deklaratave të presidentit serb Boris Tadic, apo raportuesit të KiE Dick Marty, të heqë dorë nga misioni i vet në Kosovë.
Burime nga Brukseli kanë deklaruar për të përditshmen kosovare “Koha Ditore”, se Këshilli i Evropës është i bindur se EULEX është mekanizmi i duhur për të hetuar akuzat për përfshirjen e lidershipit të UCK-së në trafik organesh.
“EULEX ka kapacitetet dhe mundësitë që të hetojë këto akuza. Hetimi tashmë ka filluar dhe ne e kemi ftuar zotin Marty që të bashkëpunojë me misionin”, kanë deklaruar burimet.
Ato kanë shtuar më tej se megjithatë, KiE dhe shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton janë të gatshëm të dërgojnë më shumë hetues në Kosovë nëse do të jetë e nevojshme.
Top Channel