Refuzohet mandat kontrolli për Berlusconi-n
03/02/2011 21:00
Parlamenti Italian refuzoi kërkesën e prokurorëve për një mandat kontrolli për shtëpinë e Kryeministrit, Silvio Berlusconi.
Dhoma e Ulët e Parlamentit refuzoi pasdite me shumicë votash kërkesën e Prokurorisë së Milanos, në një vendim që pritet të ngjallë polemika të shumta në vend.
74-vjeçari Berlusconi pretendon se akuzat përbëjnë një sulm politik. Ai akuzohet se ka paguar për marrëdhënie seksuale me të mitura, krim që sipas kodit penal dënohet deri në tre vjet burg.
Top Channel