Ambasadori francez në Kosovë, Jean Francois Fitou është shprehur skeptik ndaj mundësisë së krijimit të koalicionit mes PDK-së dhe AAK-së, duke qenë se kryetari i kësaj të fundit ndodhet në Hagë.

Në një intervistë për të përditshmen kosovare “Zëri”, Fitou ka deklaruar se roli i ndërkombëtarëve është t’u thonë kosovarëve të vërtetën dhe të mos përzihen në formimin e qeverisë.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se përfshirja e personave nën hetim në institucionet e ardhshme nuk është gjë e mirë për Kosovën.

“Kosovës i duhen udhëheqës që mendojnë për vendin dhe jo për problemet e tyre individuale”, ka deklaruar diplomati francez.

Më tej, ai ka paralajmëruar se këtë vit mund të ketë arrestime nga ana e misionit EULEX në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar.

Top Channel