Rreth 70 shqiptarë nga Kosova kanë kërkuar nga Ministria e Jashtme e vendit të tyre që t’i ndihmojë për t’u evakuar nga Egjipti, për shkak të përshkallëzimit të dhunës.

Lajmin e bën të ditur agjencia “INA”, e cila i referohet përfaqësuesit të komunitetit kosovar në Kajro, Beqir Ismaili.

Sipas Ismailit, janë rreth 50 studentë dhe 20 shtetas të tjerë që kanë mbetur të bllokuar dhe kërkojnë ndihmë nga Ministria e Jashtme në Prishtinë për t’u larguar.

“Situata është shumë problematike, sepse studentët nuk kanë para dhe e kanë të vështirë t’i rezistojnë kësaj krize. Kërkojmë urgjentisht që MPJ të mundësojë një avion për të na ndihmuar”, ka deklaruar Ismaili.

Përfaqësuesi i komunitetit kosovar ka shtuar më tej se deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria kosovare.

Top Channel