Kryesia e BDI-së, në Maqedoni, është shprehur kundër opsionit të braktisjes së qeverisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Në një mbledhje të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, disa prej anëtarëve të kryesisë kanë kërkuar braktisjen e koalicionit qeveritar për shkak të obstruksionit të VMRO-DPMNE-së.

Por lidershipi i kryesisë, i drejtuar nga Ali Ahmeti ka deklaruar se një gjë e tillë do të ishtë në dëm të interesave të vendit dhe qytetarëve.

Të njëjtën gjë deklaroi para këtij takimi edhe sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi.

Top Channel