Gjendja e emergjencës në Algjeri do të hiqet shumë shpejt, deklaroi presidenti Abdelaziz Bouteflika, gjatë pasdites.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse do të mbesin kufizime, pasi statusi i emergjencës, i vendosur në vitin 1992, të mos jetë më në fuqi.
Vendimi i autoriteteve erdhi pasi ky hap u kërkua prej opozitës së vendit, gjatë protestave që u regjistruan përpara disa ditësh.
Algjerianët i janë bashkuar shumë vendeve të tjera arabe, ku kanë shpërthuar revolta masive popullore, për shkak të rritjes së çmimeve dhe papunësisë së lartë.
Protestat u lejuan të ndodhnin në Algjeri, edhe pse ato ndalohen në bazë të gjendjes së emergjencës, vendosur në fillimin e viteve 1990, si rrjedhojë e luftës së autoriteteve me militantët islamikë.
Top Channel