Lëvizja Vetëvendosje, e kthyer tashmë në një parti politike, ka denoncuar “premtimet boshe” të bëra nga kryeministri Hashim Thaci dhe qeveria e tij.

Duke iu referuar faktit se ngritja e rrogave për punonjësit e sektorit publik doli e pamundur, lëvizja e drejtuar nga Albin Kurti është shprehur se në këtë mënyrë u vërtetua se premtimi i Thacit kishte vetëm qëllime elektorale.

“Kur Hashim Thaci doli publikisht dhe deklaroi se ka marrë vendim për rritjen e pagave në sektorin publik, ne e klasifikuam këtë si një premtim parazgjedhor. Meqenëse e dinim se premtimet parazgjedhore, por edhe ato postzgjedhore, të këtyre politikanëve nuk realizohen kurrë, në reagimin tonë i treguam opinionit se ishte një premtim bosh dhe i tillë doli”, ka deklaruar Vetëvendosje.

Top Channel